Duro frenon Ballkanin, Gjilani triumfon pastër ndaj Llapit

schedule15:38 - 5 Nëntor, 2020

schedule 15:38 - 5 Nëntor, 2020

U mbyll sot java e dytë e IPKO Superligës së Kosovës. Daku nuk shënoi dhe Ballkani nuk fitoi në transfertën e Drenasit ndaj Feronikelit, duke barazuar 1-1. Skuadra e Klodian Duros gjeti rrjetën e para me Maliqin në minutën e 13-të. Pas kësaj, Ballkani u mundua të reagonte dhe të gjente barazimin, por nuk arriti brenda 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë Besmir Bojku i Feronikelit u ndëshkua me karton të kuq dhe i dha asist Ballkanit për të gjetur të paktën golin e barazimit. Vendasit u mbyllën në mbrojtje, por nuk e evituan dot golin e barazimit. Ermal Krasniqi tundi rrjetën në minutat shtesë të ndeshjes dhe shpëtoi Ballkanin nga humbja.

Në ndeshjen tjetër Gjilani i Gentian Mezanit arriti të fitojë pa shumë histori ndaj Llapit. Vendasit dhunuan fillimisht me Hajdarin në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në të dytën Gjilani humbet një penallti në minutën e 73-të, por gjen golin e sigurisë tre minuta më pas dhe vulos shifrat e gjithë ndeshjes 2-0.

Me këtë barazim Ballkani lejon Dritën të afrohet dhe të ketë mundësinë t’i parakalojë pas pak javësh. Djemtë nga Suhareka kryesojnë renditjen në kuotën e 26 pikëve, katër më shumë se Drita, që ka dy ndeshje më shumë për të luajtur. /abcnews.al

Superliga e Kosovës, Java 11
Ferkonikeli-Ballkani 1-1
Shënues: Maliqi 13’/ Kraniqi 90+4’
Gjilani-Llapi 2-0
Shënues: Hajdari 27’, Hila 75’