Riza Durmisi u kthye edhe një herë te Lazio pas huazimit te Salernitana, ku sërish nuk mundi të kthehet në ditët e dikurshme. Megjithatë, shqiptari me pasaportë daneze ka besim se mund ta bindë Sarrin ta mbajë në skuadër dhe këtë e tregon në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Jam i lumtur, po punoj shumë në këtë fazë përgatitore. Dua të tregoj se mund të jem i dobishëm për këtë ekip, duhet të bëj shumë për këtë. Jam i pari hyj dhe i fundit që dal nga fusha. Ndihem shumë mirë me të gjithë.
Vitin e shkuar për fat të keq kam luajtur pak, por ishte vit i rëndësishëm. Sarri më vendos si mbrojtës krahu. Më pëlqen pozicioni im, jam ofensiv dhe mund të bëj mirë me stilin e tij të lojës.
Qëllimi është të bëj mirë dhe të bind trajnerin. Është e vështirë sepse konkurrenca është e madhe, por do jap maksimumin tim. Sarri punon shumë në fazën mbrojtëse, jemi optimistë për të vazhduar punën”, tha Durmisi. /abcnews.al