Emisioni Ballkan
Profesori dhe analisti nga Kosova, Durim Abdullahu, thekson kundërshtimin e Kosovës ndaj projektit “Open Balkan”, duke nënvizuar se duhet parë për çfarë lloj integrimi bëhet fjalë.
“Të gjitha qeveritë në Kosovë kanë refuzuar ta zëvendësojnë rrugën e integrimit evropian të Kosovës me çfarëdo lloj integrimi, jo se një integrim rajonal, ekonomik dhe tregtar pengon integrimin në Bashkimin Evropian, por duhet parë për farë lloj integrimi është fjala” tha Durim Abdullahu.
Abdullahu thekson gjithashtu se përfshirja e Shqipërisë në “Open Balkan” do t’i hapte rrugën një vërshimi ekonomik të Serbisë. “Ajo që ju po konstatoni sot në Kosovë, mund të jetë e nesërmja nesër edhe në Shqipëri,” nënvizon ai./ Abcnews.al

