Dunga: Nuk ishte gol për hakmarrje, te Vllaznia çdo gjë shkon mirë

schedule11:09 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:09 - 22 Nëntor, 2020

Ismael Dunga ishte heroi i Vllaznisë në fitoren e mbrëmshme ndaj Tiranës me shifrat 3-2. Ish-sulmuesi bardheblu shënoi në minutën e fundit dhe ngriti gjithë Shkodrën në këmbë, duke u hakmarrë disi ndaj atij goli të Cobbinah në fund të betejës në sezonin e shkuar.

 

Pas ndeshjes për mediet e pranishme foli Dunga. Ai nuk e quan hakmarrje ndaj Tiranës atë gol dhe ia dedikon familjes dhe gruas së tij.

“Nuk është gol për hakmarrje, por për fitoren, ky është qëllimi ynë. Jam i kënaqur të luaj te Vllaznia sepse çdo gjë është në rregull dhe po shkon mirë.

Më shumë minuta? Është në dorë të trajnerit, unë do shfrytëzoj të gjithë minutat që do luaj. Golin ia dedikoj familjes dhe gruas sepse ata më mbështesin në çdo hap që bëj në karrierë dhe kudo”, u shpreh Dunga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!