Dumfries kopjon portierin e “kushërinjve”, kërkon papritmas rritje “stratosferike” të pagës

schedule22:24 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 22:24 - 6 Dhjetor, 2023

Ashtu, si rinovimi me Mike Maignan, te “kuqezinjtë” e Milan, edhe rinovimi i “tulipanit”, Denzel Dumfries me “Zikaltërit” e Inter, po komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një “divorci” në fund të sezonit.

Kontrata e holandezit me nënkampionët e Evropës përfundon në verën e 2025-ës dhe bordi i Inter i ofroi një zgjatje të bashkëpunimit deri në 2027-ën, me pagën që rritej nga 2.3 milionë euro në sezon, në 4 milionë euro në sezon.

Megjithatë kjo shifër u konsiderua shumë e ulët nga ana e menaxherëve të holandezit, që kërkuan 6 milionë euro pagë neto në sezon, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit dhe tashmë, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane palët kanë ndërprerë bisedimet, me premtimin që në fillim të vitit të diskutojnë sërish mbi mundësinë e gjetjes së një rruge të mesme për të rinovuar.

Gjithsesi distanca duket e madhe dhe thuajse e parikuperueshme, ndaj gjasat janë që Marotta e Ausilio të marrin në konsideratë shitjen e holandezit në verë, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero. /i.m /abcnews.al