“Dumani po tjetërson ngjarjet”, Artan Hoxha: Në një atentat i përfshirë anëtari i grupit të rrezikshëm, pse s’ka arrestime?

schedule13:29 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:29 - 7 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha i është rikthyer sërish dosjeve më të nxehta që janë hapur pas dëshmive të Nuredin Dumanit. I ftuar në “Abc Live” Hoxha tha se i përfshirë në atentatin e një biznesmeni është një anëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal në Durrës.

“Nuredin Dumani ka folur dhe për atentatin e administratorit të shkollës. Ka thënë se këtë mjet e ka më marrë në Durrës e ka futur në garazh dhe thotë edhe emrin e një personi aty. Ky person është pjesëtar i një grupi kriminal shumë të rrezikshëm në Durrës. A mund të më thotë dikush pse nuk ka arrestime te ky grupi kriminal në Durrës?”, tha Hoxha.

Pyetje që ngre Hoxha është se përse s’ka arrestime në këtë grup kriminal?

Në studion e ABC Live, Hoxha tha SPAK duhet të kujdeset se nga i rrjedh informacioni, teksa iu rikthye deklaratës për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS.

SPAK ka punën e vetë unë uroj që SPAK t’i shkojë në fund të kësaj historie të përdorë një standard dhe jo dy standarde. Uroj që SPAK të jetë më diskret dhe të mos i rrjedhë kaq shumë informacion që unë dyshoj se ka rrjedhur dhe qëllimisht ky informacion. E kam dëgjuar dhe Berishën, pasi kjo ka filluar të përdoret politikisht. Këta kanë folur për lidhjet me këtë qeveri dhe të qeverive më parë. Vetëm një vizitë në Laç gjatë fushatës do shikoni nja katër makina të blinduara dhe Berisha e di për kë bëhet fjalë atje. Katër makina të blinduara që janë dhënë për fushatë. Unë nuk di që ndonjë politikan që janë në parlament të lëvizin me mjete të blinduara. Të kujt ishin këto mjete, kush e ka mbështetur atë aktivitet.

Aty ka dëshmitarë më të besueshëm se Dumani. Dumani është duke luajtur pisët. Ngjarjet nga 2012 dhe më pas ai i ka tjetërsuar. Detyra e SPAK është të kryqëzojë këto informacione dhe që çështja të mos dështojë. Në një nga deklarimet e personave të penduar thuhet se një nga personat që është arrestuar nga operacioni plumbi i artë ka marrë pjesë në një tender publik dhe ka humbur. Ndërkohë në tender ka thënë 300 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi. Pra me kriteret e tenderit i takonte ta fitonte. Tenderin e ka fituar ai që e ka çuar afër vlerës maksimale. Në momentin që ka humbur ky ka folur me politikanë. A do hetojë SPAK? Ka folur sepse ka dashur të zgjidhë problemin. SPAK të hetojë. Nuk e ka zgjidhur dot çështjen. Po të filloj të nxjerr emra SPAK i duhet të dalë çdo ditë me deklaratë. Nëse ka standard duhet ta fillojë nga presidenti kryeministri kush thotë. Unë jo më larg se para një jave dëshmova në Bruksel dhe kishin zbardhur deklaratat e politikanëve tanë. Këtu te ne ndodh e kundërta. Në vend që te hetojë politikën”, tha gazetari mes të tjerash.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!