Në studion e News Line në ABC News, analisti Frrok Çupi, komentoi rezultatet e publikuara në Zëri i Shqiptarëve, ku për herë të parë besimi i qytetarëve te drejtësia ra në nën 50%.
“Entuziazmi i fillimit sigurisht është i madh, por rënia kaq e madhe është dëshmi e asaj që SPAK tregoi edhe në parlament, u ndje i frustruar nga opozita. Ka dëshmuar se sic është manifestuar edhe në sondazh se është një instrument më shumë politik se profesional. Është dorëzuar te politika. SPAK futet nën ombrellën e PD që është e inkriminuar.
“SPAK është futur në një kostum të ngushtë shumë, nëse parlamenti nuk e zgjeron kostumin e tij do mbetemi me një drejtësi cic-micesh. SPAK nuk ka në axhendë asgjë nga cfarë një gjykatë speciale kundër krimit. Nuk është tradhtia ndaj kombit, krimi i luftës shtetërore ndaj civilëve, spiunazhi, nuk është cështja e dëmtimit të pronës. Nuk është marrë me krimin e vrasjes shtetërore, këto janë cështje të ndjeshme për qytetarët.” – u shpreh Çupi ndërsa shtoi se SPAK nuk është orientuar drejt krimeve shtetërore, si vrasja e 4 protestuesve në Bulevard.
“Sondazhi është një arritje pozitive, sidomos mediatike. Nëse vini re, herë pas here prevalon korrupsioni dhe krimi organizuar. Është pyetur publiku vetëm për dy sektorë. Sot mund të ishim në një situatë ku shtete që nuk na duan të mirën mund të kishin futur duart, me njolla shumë të mëdha dhe këto nuk I gjykon SPAK. Asgjë nuk lëviz në drejtim të 21 janarit. Një prej defekteve të mëdha është se janë të frustruar nga opozita. Prokurorët vijnë nga barku i asaj që ka kryer krime.
Deri më sot në botë nuk ka ndodhur që në tribunën e demokracisë, prokurori të paraqitet para të pandehurve të vet. A mund të bëhet fjalë këtu për dobësi të drejtuesit të SPAK? Nuk ka asnjë arsye për të qenë i dobët. Është i frustruar për arsye se ndihet fajtor përballë të pandehurve? Pse duhet të ndjehet.
Të gjitha rrethanat na cojnë në një rrugë, të pandehurit në parlament, e bëjnë për ujë të ftohtë.” -tha ai.

