Duma: Xhisiela peng i bandës së Rexhep Rrajës, viktima mbron dhunuesin

schedule13:57 - 2 Tetor, 2018

schedule 13:57 - 2 Tetor, 2018

Pas intervistave televizive të Xhisiela Malokut e cila deklaroi se nuk është dhunuar nga Rexhep Rraja, demokratët kanë akuzuar kryeministrin si orkestruesin e këtij skenari, ku viktima mbron dhunuesin duke akuzuar vetëveten.

Deklaratë e Sekretares për Marrëdhënie me Publikun në PD, Grida Duma

Sonte shqiptarët ndërsa ndjekin vajzën e dhunuar që mbron dhunuesin, e mpirë e ngrirë agresive e egër ndaj kujtdo që do ta mbrojë; po bëhen dëshmitarët okularë që Shqipëria është tashmë e varur në litarin e pushtetit kriminal.

Sonte litari po shtrëngohet, kujtdo i është marrë frymë se si viktima mbron edhe me humbjen e lirisë së vet dhunuesin.

Sonte vajza e dhunuar por vret veten, po pranon të dënohet për dëshmi të rreme, po lavdëron dhunuesin, po falenderon kërcënuesit dhe po pështyn mbi veten duke shkelur mbi plagët e veta, duke pranuar të banalizohet si një e sëmurë që vetëdigjet me cigare.

Nuk ka fuqi të mendojë sot për sa po rrezikon dhe kjo shpjegohet me vetëm një gjë, kërcënimi që i bëhet tani duhet të jetë edhe më i egër se vetë burgosja e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë i rëndë, mund të jetë marrje jete të motrës apo nënës, mund të jetë çdo gjë e rëndë që nuk na e kap imagjinata. Dhe jo nuk mund të jetë vetëm një blerje me para, këtë skenar mund ta kishin bërë më parë për heshtjen e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë më i rendë.

Xhiseila kapet lehtësisht në gënjeshtër nga gazetarët, dhe ajo sërish i gjuan vetes. Ajo mund të pranojë të duket e sëmurë, e ulët e gënjeshtërt madje dhe të dënohet me burg por vetëm një gjë nuk pranon, ti preket dhunuesi.

Pranon të jetë e tallur, ajo zor se gëlltitet dhe nxjerr vrerin e një njeriu në hall jo kur i preket dinjiteti i vet por kur i preket reputacioni i babait deputet të djalit dhunues.

Nuk tha asnjë çast, “vuajtjet e nënës sime prej meje”, nuk tha as “vuajtjet e motrës”, ajo bërtet për prekjen e deputetit.

Shqiptarët e kanë të qartë që sonte ka shpërthyer si një vatër infeksioni, e vërteta therëse dhe ndoshta më e rrezikshme e qindra viteve histori.

Në pushtetitin diktatorial të Hoxhës dhuna e përbindshme ka ndodhur për arsye histerie politike. Në pushtetit ramist viktima është varur në sheshin mediatik dhe po jep shoën se si njeiru pasi dhunohet mund të vetëgoditet për pendesën që preku mafian, ky shoë po bëhet me qëllim shembull që askush mos guxojë të prekë mafian në pushtet.

Ku janë sonte të gjithë agjitpropët që çirreshin se kishin hallin e vajzës së dhunuar. A mendojnë sonte të gjithë ata që janë prindër vetë, ndërsa ironizonin se po përdorej e dhunuara, që e çuan studio më studio, si trup i vdekur ta copëtonin korbat e pushtetit.

Sot e nxorën me fytyrë nëpër ekrane ta poshtëronin.

I bënë publikisht atë që i bënë nëpër hotele. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!