Duma refuzoi bashkimin me të, Berisha: Secili i lire të vendosë, me deputetët e PD jam i hapur për komunikim

schedule14:07 - 10 Mars, 2022

schedule 14:07 - 10 Mars, 2022

Ish lideri i PD-së , Sali Berisha në fjalën e tij para mediave është përgjigjur dhe deputetes Grida Duma e cila ka refuzuar bashkëpunimin me të, duke thënë se secila të drejtën e tij të vendosë si do.

Berisha ka theksuar se ai është dhe do të jetë gjithmonë në komunikim me deputetët e PD-së pasi të gjithë kanë kontributin e tyre në këtë forcë politike.

LEXO EDHE: A do të bashkëpunojë me Berishën? Përgjigjet Duma: Basha duhet që të dorëhiqet

“Respektoj mendimet e cilido, qëllimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës është hapja e plotë mbi bazën e kontributëve dhe ato që pranojnë votën e lirë. Kushti i vetëm që do të pranohen janë vota e lirë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Nëna e Nënave e të gjithë problematikave në vendin tonë është vjedhja e votës së lirë. 

Me të gjithë deputetët jam i hapur për komunikim”, ka thënë Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!