Duma: Protesta e studentëve në thelb është politike

schedule20:39 - 11 Janar, 2019

schedule 20:39 - 11 Janar, 2019

Studentët e universiteteve publike nuk janë dorëzuar. Ata kanë bojkotuar auditoret dhe vijojnë të protestojnë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Lidhur me lëvizjen e studentëve, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se protesta në thelb ka qenë tërësisht politike. Sipas saj studentët nuk do t’i arrijnë ato rezultate nëse nuk pranojnë përfshirjen e partive politike.

“Padiskutim studentët patën sukses. Lëvizja e tyre ishte frymëzuese për të gjithë Shqipërinë. Studentët ndryshuan, padiskutim që ndryshuan. Për mua në thelbin e vet kjo është një lëvizje politike.  Studentët me qëndrueshmërinë që po bëjnë në të gjitha vatrat e fakulteteve në këto momente dhe me që nuk lejojnë që edhe shokët e tyre të hyjnë nëpër leksione, sepse ka veprime të ndryshme në fakultete të ndryshme tregon qartazi se ata e dinë që është një lëvizje politike nuk është një çështje infrastrukturore bankash, konviktesh etj. Pra në thelbin e vet si lëvizje është politike. Ndërsa qëndrimi që kanë ata ndaj partive politike dhe ata e bëjnë me dije është një qëndrim që për ta është avantazhues. Ata duan ta marrin vetë kalin e fitores së kësaj lëvizje. Unë kam parë atje studentë që mbështesin PD-në, PS-në apo LSI-në”.

Ndërsa, më tej deputetja ka komentuar refuzimin që studentët i bënë edhe mazhorancës edhe opozitës.

“Është pë t’u respektuar. Ajo pjesë që i bëjnë një refuzim si pushtetit ashtu edhe çdo partitizmi është për t’u respektuar është për t’u parë se deri ku do të shkojnë. Por nuk mendoj se ka protesta të sukseshme kur realizohen dy kerkesa të nivelit infrastrukturor. Edhe ata studentë që mendojnë se duke u larguar në mënyrë të balancuar nga të gjitha partitë politike por pa pasur në fund një kulminacion me natyrë politike, nuk mendoj se kjo protestë do këtë për ata të njëjtin rezultat nëse ata do ta kthenin në një çështje politike. Se cilën parti do të përfaqësonin dhe se cilën formë do të zgjidhinin është një diskutim tjetër”./abcnews.al