Deputetja, Grida Duma, e cila që pas humbjes së PD në 6 mars ka kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha deklaroi sot se Partisë Demokratike nuk i bën mirë të zvarritet procesi deri një zgjidhje.
“Sa më shumë të zvarritet kjo situtatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet? Të gjitha organet duhet të respektohet, duhet të tregohet kujdes nëse janë organet e votuara. Kemi ardhur në një situatë që duhet të kemi në krye të punëve njerëz që përfaqësojnë votën e organeve të partisë. Nuk është mirë që të zvarritet procesi. Ato që janë lajme në media nuk përfaqësojnë Kolegjin e Kryetarëve. Duhet të kuptojmë një gjë. Partia që të jetë e madhe, duhet të ndalemi me këto cic-mice. PD bashkoi votat me Berishën, mesazh për Bashën? Ka pasur vota të Foltores që janë bashkuar për inceneratorët, çështjet e opozitës, ndahen nga opozita e PD”, tha Duma.
Edhe deputeti Ervin Salianji është shprehur për mediat se beson se vendimi i kryetarit të PD, Lulzim Bashës do të jetë dorëheqja e tij nga ky post. Sipas Salianjit, kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët tek ai.
/abcnews.al