Duma: PD duhet ta ndihmojë Reformën në Drejtësi duke qenë konstruktive

schedule20:30 - 15 Shtator, 2021

schedule 20:30 - 15 Shtator, 2021

PD ka deklaruar se ka tre prioritete këtë legjislaturë, reforma territoriale, ndryshimet kushtetuese dhe ligjin elektoral, po për reformën në drejtësi çfarë qëndrimi do të mbajë, a do të kërkojë ndryshime të gjërave që janë bërë deri tani? Grida Duma u shpreh sonte në “ABC” se PD e ka ndihmuar reformën dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë duke qenë konstruktive.

PD e ka ndihmuar Reformën në Drejtësi dhe do të vijojë ta ndihmojë reformën në drejtësi. Largimi i konfliktit të interesit mes influencës politike dhe drejtësisë duhet të marrë fund. Por deri sot, pothuajse të gjithë emrat e nominuar nga PD me konflikt interesi janë provuar si të vërteta dhe nëse ka një qëllim kjo reforma në drejtësi është ndarja e politikës nga drejtësia.

PD do të vijojë ta ndihmojë reformën në drejtësi.  “Djalli” fshihet në detaje, duhet të gjejë çdo detaj brenda dokumentacionit dhe brenda emërimeve dhe brenda shqyrtimeve dhe brenda asaj që quhet aplikimi drejtësisë. Duhet ta ndihmojë reformën në drejtësi duke qenë konstruktive dhe duke thënë disa të vërteta që nuk pritet që t’i thotë Rama” tha Duma./ Abcnews.al