Duma ironizon Ramën: Në kohë pandemie e rrënimi ekonomik, e ka mendjen tek kërpurdhat

schedule14:33 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:33 - 24 Korrik, 2020

Anëtarja e kryesisë së PD Grida Duma  ka reaguar pas vendosjes së objekti arti si Kërpurdhë në sheshin e Kryeministrisë.

Duma përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ironizon kryeministrin edi Rama se në kohë pandemie, ka kohë që të merret me hobet e tij personale.

“Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale!”, shkruan Duma.

LEXO EDHE: FOTO/ Një vit pas protestave Rama rikthen kërpurdhën para kryeministrisë, mesazh opozitës

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Instagram postoi foto ku tregonte se kërpudha e dëmtuar gjatë protestave të opozitës një vit më parë tashmë është është sërish aty e rregulluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!