Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu. Në dalje ai i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me pretendimet për një shkëputje të mundshme të tij nga koalicioni me demokratët por kreu i PBDNJ-së e ka mohuar një gjë të tille duke konfirmuar bashkëpunimin me Partinë Demokratike.
“Ne jemi të prerë për parimet tona për bashkëpunim. Për sa kohë prioritetet e PBDNJ-së janë në afinitet me një parti tjetër ne vazhdojmë bashkëpunimin” – ka përfunduar ai.
Takimi erdhi vetëm një ditë pasi kreu i demokratëve Basha, nga Durrësi i shtriu dorën politikisht PDIU-së së Shpëtim Idrizit për bisedime me demokratët, pas shkëputjes së tij nga koalicioni qeverisës me socialistët./abcnews.al