“Dukej si i droguar”, 10 vjeçari nga Karolina e Jugut përfundon në spital, pasi piu 6 shishe ujë në një orë

schedule09:55 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:55 - 12 Korrik, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Karolinën e Jugut ku një fëmijë 10 vjeç është shtruar në spital pasi piu gjashtë shishe ujë në një orë. Mediat e huaja shkruajnë se 10-vjeçari Ray Jordan piu sasi të tepërt të lëngjeve ndërsa luante jashtë gjatë fundjavës së katër korrikut.

“Ai vrapoi jashtë me kushërinjtë e tij dhe filloi të luante. Ata vraponin nëpër shtëpi në rrathë, një bandë djemsh së bashku, duke kërcyer në trampolinë, ” ka thënë për mediat nëna e Ray, Stacy Jordan.

Prindërit e të miturit kanë thënë se në fillim nuk kanë kuptuar asgjë por më pas kanë vënë re se ai po humbiste kontrollin e kokës, të duarve dhe nuk ishte në gjendje për asgjë.

Ai dukej pothuajse sikur ishte i droguar, i dehur, në atë moment”, kanë thënë prindërit.

Prindërit e kanë dërguar me urgjencë djalin e tyre në Spitalin e Fëmijëve Prisma Health.

Pas kryerjes së analizave të ndryshme, mjekët diagnostikuan helmim nga uji, ose nivele të rrezikshme të ulëta të natriumit në gjak që rezultojnë kur veshkat mbingarkohen nga sasia e ujit që hyn në trup.

Mjekët gjithashtu kaluan tetë orë duke i dhënë Ray sodium dhe kalium për të rregulluar gjakun e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!