Dukej i larguar, i “rilinduri” Calhanoglu është çelësi i Milanit

schedule19:14 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:14 - 16 Korrik, 2020

Hakan Calhanoglu dukej i larguar nga Milani. Fantazisti turk vuajti nën urdhrat e Gatussos dhe Giampaolos, por që nga ardhja e Stefano Piolit në krye të stolit kuqezi, ka qenë titullar dhe ka bërë paraqitje të mira.

Calhanoglu shënoi edhe në takimin e djeshëm kundër Parmës, duke gjetur golin e tretë në atë fitore 3-1 të kuqezinjve. Tashmë, turku duket i “rilindur” dhe siç raporton CalcioMercato, nuk do të largohet nga San Siro.

Për më tepër, Calhanoglu shihet nga drejtuesit e “Djallit” si lojtari rreth të cilit duhet ndërtuar skuadra. Bonaventura, Ibrahimovic dhe Calabria janë vetëm disa nga lojtarët që po fliten për largim dhe te Milani, pritet një tjetër revolucion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!