Duke vrapuar në panik, videoja e kineastes afgane bëhet virale: Talibani po vjen të na vrasë

schedule18:57 - 16 Gusht, 2021

schedule 18:57 - 16 Gusht, 2021

Videoja e një kineastje afgane Sahraa Karimi ndërsa vrapon nëpër Kabul ndërsa forcat e talibanit marrin kontrollin e qytetit është bërë virale në rrjet. Talibani ka marrë tashmë kontrollin e Afganistanit 20 vite pasi humbën ndaj forcave amerikane dhe britanike.

Luftëtarët e tyre tashmë patrullojnë rrugët e Kabulit ndërsa presidenti i vendit  Ashraf Ghani. Karimi, e cila është një kineaste dhe skenariste e pavarur, lutej për ndihmë në mediat sociale ndërsa thoshte se “ata po vijnë që të na vrasin”.

“Për fat të keq Talibani u fut në Kabul dhe ne na ndaluan,” thotë ajo në një video të postuar në Instagram. “Lutuni për ne.”

Në videon e publikuar ajo shihet ndërsa vrapon rreth qytetin, ndërsa frika i lexohet në sy.

Karimi apeloi gjithashtu për ndihmë në Twitter. Ajo shkroi: “Talibani e rrethoi Kabulin. Shkova në bankë për të marrë para, ishte mbyllur dhe evakuuar. Akoma s’mund ta besoj këtë që ka ndodhur.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!