Kopshtet publike në Prishtinë do të hapen duke nisur nga e hena. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti u shpreh se vendimi është marrë pasi për këto çështje qeveria e vendit i ka deleguar kompetencat te komunat.
Komuna e Prishtinës menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.
Njoftimi i plotë:
“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.
Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e covid19.” /abcnews.al/