Duke injoruar paralajmërimet e SHBA-ve, Turqia teston raketën ruse S-400

schedule18:09 - 16 Tetor, 2020

schedule 18:09 - 16 Tetor, 2020

Një raketë fluturoi në qiell sot pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi, ku forcat e armatosura turke pritej të provonin sistemet e mbrojtjes S-400 të ndërtuara nga Rusia.

Një video e filmuar në qytetin bregdetar të Sinope, tregon një rrip të ngushtë tymi që ngrihet në qiellin blu. Ditëve të fundit, Turqia ka lëshuar njoftime që kufizojnë përdorimin e hapësirës ajrore dhe ujit jashtë bregdetit për të lejuar nisjen e testeve shkruan abcnews.al

Nëse hedhja e  S-400 verifikohet, mund të ketë tensione midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kundërshtojnë me vendosmëri tregun e armëve të Ankarasë nga Moska duke qenë se e konsiderojnë si rrezik për sistemet e përbashkëta të mbrojtjes të NATO-s.

Ministria Turke e Mbrojtjes nuk e ka mohuar dhe as pohuar hedhjen e raketave

Uashingtoni reagoi vitin e kaluar duke pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe ka kërcënuar me vendosje sanksionesh.

Analisti i mbrojtjes Turan Oguz tha se një vlerësim paraprak i ngjyrës, intensitetit, këndit dhe drejtimit të tymit në video tregon se ka të ngjarë të ishin raketa S-400. Këndi i vijës së tymit tregon se objektivi “nuk duhet të jetë shumë i lartë”, shtoi ai. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!