Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Duke filluar nga ky vit, studentët rusë do të mësohen se si të përdorin armët

schedule10:51 - 6 Shtator, 2023

schedule 10:51 - 6 Shtator, 2023

Sipas inteligjencës britanike, Vladimir Putin personalisht dha mësim në një shkollë ruse, ndërsa studentët u njohën me një kurrikul të re në lidhje me forcat e armatosura.

Studentët do të mësohen se si të përdorin kallashnikovët, granatat dhe dronët si pjesë e një kursi “Bazat e sigurisë së jetës”, tha ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Mësimet e historisë do të përfshijnë një provim për ribashkimin e Krimesë me Rusinë dhe “Operacionin Special Ushtarak” në Ukrainë.



“Kurrikula e re u shërben tre objektivave: të mësojë studentët për ‘Operacionin Special Ushtarak’, t’u ngulitë studentëve një mentalitet luftarak dhe të reduktojë afatet kohore të trajnimit për mobilizimin dhe vendosjen e mëtejshme,” tha ministria.

“Përdorimi i dronëve tregon rëndësinë e tyre në fushën e betejës dhe mësimet e nxjerra rreth këtyre sistemeve drejtpërdrejt nga konflikti në Ukrainë.”

Veteranët rusë nga vija e parë mund të pritet gjithashtu të vizitojnë nxënësit e shkollës, shtoi ai.

Parlamenti rus miratoi kurrikulën vitin e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!