Dukaj në “Ballkan”: Fati i Abazoviç do të varet nga marrëveshja me kishën serbe në gusht

schedule18:12 - 29 Korrik, 2022

schedule 18:12 - 29 Korrik, 2022

Situata dhe krizat politike në rajon ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Në një lidhje me Skype me emisionin analisti nga Mali i Zi, Gjok Dukaj, ka shpjeguar situatën politike në vendin fqinj, ku duket se situata është mjaft kritike sa i përket qeverisë së drejtuar nga Dritan Abazoviç.

Dukaj tha për emisionin “Ballkan”, se nëse Dritan Abazoviç do të vijë të jetë ende kryeministër i Malit të Zi, kjo do të shihet në muajin gusht, pasi ai ka paralajmëruar firmosjen e një marrëveshjeje me Kishën Orthodokse serbe, e cila ka hasur në kundërshti të fortë dhe nga paria e presidentit Gjukanoviç.

Ndërkohë i pyetur nga Karadaku lidhur me lajmin se në Mal të Zi pas shumë vitesh nuk do ketë më një ministri të pakicës, Dukaj theksoi se ky nuk është aspak një lajm i mirë, pasi kjo ministri ndër vite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Abazoviç ka paralajmëruar se në gusht do të miratohet marrëveshja për Kishën Serbe, çfarë po ndodh?

Dukaj: Marrja e vendimit për nënshkrimin e kontratës me Kishën Orthodokse Serbe ka shkaktuar reagime aspak të rëndësishme, pasi kjo çështje është e hapur që nga jetësimi i pluralizmit në Malin e Zi. Më në fund u desh të jepej një zgjidhje. Unë thjeshtë besoj në shkathtësinë politike të kryeministrit Abazoviç. Gjithnjë çështja ë definimit të marrëdhënieve të Malit të Zi me kishën serbe është konsideruar një pengesë e madhe për integrimin e mëtejshëm të integrimit të Malit të Zi. Edhe Abazoviç ka thënë se miratimi i këtij vendimi në qeveri nuk është mbyllja e kësaj çështjeje, është hapi i parë drejt mbylljes. Do të shohim më tej se si do të vazhdojë definimi i raporteve. Siç ka paralajmëruar dhe Abazoviç është i gatshëm të nënshkruajë dhe një marrëveshje të ngjashme dhe me Kishën Orthodokse dhe në Malin e Zi. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet në Gusht, edhe ky paralajmërim ka shkaktuar reagime mjaft të ashpra, pasi nëse ndodh kjo do të merren hapa konkretë në rrëzimin e qeverisë aktuale të kryesuar nga Abazovic. Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë në fillim të muajit gusht, por mbetet për tu parë se cilat do të jenë reagimet. Ndasitë e thella brenda shoqërisë në Mal të Zi, nuk kanë filluar me çështjen e raporteve me kishën serbe, ato janë ndasi politike. Nuk dua të kthehem pas, por kemi patur rastin e 13 korrikut ditës së shtetësisë të Malit të Zi, ku ndodhi një ngjarje në komunën e dytë më të madhe në Mal të Zi, që mos kishte ndërhyrë policia nuk dihet çdo të kishte ndodhur.

Karadaku: Zoti Gjok, nëse mundeni, e konsideroni të drejtë propozimin që mos ketë më një qeveri për pakicat në Mal të Zi.

Dukaj: Çështja e ministrisë së pakicave, jam thellësisht i befasuar me idenë për shkrirjen e kësaj ministrie, për heqjen e saj, duke ditur se kjo ministri është krijuar para 25 viteve, ka merita të mëdha në krijimin e institucioneve të tjera.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!