Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dukagjinasit, shqiptarët e vjetër të Sirisë/ Pasardhës i pinjollit të familjes Dukagjini, Mehmed Pashës

schedule08:43 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 08:43 - 10 Dhjetor, 2024

Omar El Adli Beg Dukagjini-Zade, pasues i familjes Dukagjini foli në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, për Dukagjinasit, shqiptarët e vjetër të Sirisë.

Dukagjinasit, fisi që i përkasin familjes së fuqishme mesjetare arbërore

Mehmed Pasha dyfishoi qytetin e Alepos nga madhësia. Gjatë kohës së Ahmed Pashë Dukagjinit, Alepo u kthye në një qendër të rëndësishme ekonomike.

“Kemi shumë toka në Alepo dhe ka shumë histori që lidhen me familjen tonë. Unë jam një njeri që nisem me prova, me dokumente. Unë kërkova në të gjithë arkivat, kjo nuk ka të bëjë vetëm me historinë time, por edhe me Shqipërinë. Historia nuk është një përrallë, është një libër me 500 faqe. Ka shumë kohë që duhet të studiosh, ka dy pemë familjare që kemi parë por asnjë nuk është plotësuar. Historia familjare nuk ka të bëjë vetëm me pjesën e statusit. Kemi një dokument që është shumë i vjetër.” Unë kam marrë pjesë në një projekt të linjës shqiptare dhe aty bëra një test që merret me pjesën e linjës mashkullore familjare. Unë bëra testin dhe doli kodi që lidhet me veriun e Shqipërisë…ADN tregoi që jam një linjë tipike e Shqipërisë së Veriut, e gegëve. Babai im prej 50 vitesh u vendos në SHBA, unë kam lindur në SHBA, por kemi një pjesë të familjes në Siri”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!