Duka tregon si do jenë në listë partitë opozitare, Shehi e Mediu: Të vendosim për koalicionet

schedule16:01 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:01 - 28 Tetor, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Kryeministri Rama ka vendosur të refuzojë dekretin e Presidentit, thirrjet e opozitës dhe apelin e ndërkombëtarëve duke deklaruar se shumica do të kalojë Kodin Zgjedhor këtë të enjte në Parlament.

Aleatët e Lulzim Bashës, të cilët preken drejtpërdrejtë nga formula e koalicioneve flasin për një vendimmarrje që përtej opozitës, e cila sipas Agron Dukës e ka gati formulën e organizimit.

Partitë e reja që po lindin 5 muaj përpara zgjedhjeve për Dashamir Shehin nuk janë një problem. Ndërsa për Agron Dukën forcat e reja mund të sjellin nevojën e një liste të tretë në formacionin opozitar.

Partitë opozitare pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike për të detajuar edhe mënyrën se si çdo votë do të përkthehet në mandate por edhe mundësi përfaqësimi në qeverisje nëse opozita do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. /abcnews.al