Duka: Si mund të ndihmojnë “vendoret” në zgjidhjen e krizës së PD

schedule21:37 - 17 Janar, 2022

schedule 21:37 - 17 Janar, 2022

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i PAA, Agron Duka beson se kriza e thellë brenda Partisë Demokratike nuk mund të zgjidhet nga gjykata.

Iu ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Duka tha se të dyja palët mendojnë se kanë shumicën dhe se kjo mund të zgjidhet vetëm me votë. Sipas tij zgjedhjet vendore në disa bashki mund të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj situate, pasi thotë se të dyja palët do të dalin me kandidatë.

Lexo edhe: Do të bashkëpunojë me Bashën apo Berishën për zgjedhjet? Si përgjigjet Agron Duka

“Për mua vendimi nga gjykata ka për të qenë pa vendim. Sepse është shumë e vështirë t’i japësh të drejtë njërës palë apo tjetrës. Kjo punë zgjidhet me votë. Këto dy palë mendojnë të dy se kanë mazhorancë. Nuk lëshojnë rrugë janë të bindur. Kjo zgjidhet vetëm brenda PD. Shohim që s’ka gjasa të zgjidhet. Ka dy rrugë ose do bëhen dy parti ose do të gjendet një marrëveshje. Ndoshta zgjedhjet vendore do t’i japin mundësi. Do të hyjnë në zgjedhje të dy grupet. Atëherë krijohet bindja se ky grupi këtu është më i madh brenda PD”, tha Duka. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!