Tirana arriti të fitonte 2-0 përballë Egnatias në ndeshjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, por rezultati i kësaj ndeshje kaloi në plan të dytë.
Dëmtimi horror i lojtarit të Tiranës, Klevi Qafelia me një lojtar kundërshtarë panikosi të gjithë të pranishëmit në stadium, teksa nuk munguan as lotët.
Pas dëmtimit horror të Qefalisë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet i lumtur që lojtari është në gjendje të stabilizuar, ndërsa thekson përpara shëndetit asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
“Jam interesuar personalisht nga pasdita e djeshme deri më tani për gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar të KF Tirana, Klevi Qefalija, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Egnatian në javën e dytë të Abissnet Superiore.
Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.
Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e doktorëve në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrjen dhe reagimin e shpejtë duke siguruar ecurinë pozitive për shëndetin e lojtarit.
Duke qenë se jemi në fillim të kampionatit përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje të gjitha klubeve të çdo niveli, që nga kategoria “Abissnet Superiore” e deri te kampionatet e moshave, që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve.
Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e futbollistëve”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al