Duka: Politika e përdor futbollin! Unë pas Ligës? Merruni me thelbin

schedule23:14 - 14 Shtator, 2020

schedule 23:14 - 14 Shtator, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, vazhdon të flasë në studion e Pressing, në ABC News. Duka u shpreh se nuk është ai pas Ligës, si dhe pranoi se të gjithë presidentët po dalin me humbje në futbollin shqiptar.

“Mund të jetë perceptimi i gabuar që unë jam pas Ligës. Ju doni të kapeni se doni të gjeni punë. Duhet të merreni me faktin që a janë të drejta. T’u thoni që këto që kërkoni jeni të padrejta. Shumica e klubeve e kanë të vështirë të zhvillohen. Vërini etiketime si të doni, që e rrotullon ky apo ai.

Kush nga presidentët po bëhet pasanik? Asnjë biznes nuk mund të qëndroje me humbje, ose ka ndonjë marifet. Kanë probleme pafund. Kanë 1100 probleme. Le t’u plotësojmë disa kushte që të behet 900. Nëse janë të drejta, le të bëhen. Ato nuk bëhen për Gaz Demin, apo Safet Gjicin. Bëhen për futbollin, pavarësisht ngjyrave. Presidentët e kanë merak që të mos bëhet politike.

Nuk është e vërtetë që presidentët vijnë kur jam unë. Liga nuk ka një histori të gjatë, nuk është ende e konsoliduar. Normalisht nuk ka bërë çdo gjë mirë. Po të analizojmë gjejmë probleme. Çështja është që ato kanë disa kërkesa dhe a janë të drejta ato. Disa gjykojnë më ftohtë dhe mund ta zgjidhin dhe të mos ketë probleme.

Kategoritë e tjera kanë probleme në lidhje me licencimin. Ne do të hedhim kalendarin, nëse Kategoria e Parë do të luajë, do të luajë. Mendoj se bojkoti nuk do të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje.

Çfarë mungon në tavolinën që u mblodh. Nuk po e injoroj, të më thonë dhe jam gati të takohem. Le të thonë çfarë informacioni u mungon. Liga ka vendosur që të shkojë drejtpërdrejtë te kryeministri. Normalisht unë nuk jam inekzistent te liga, por flas me argumentë.

Futbollin e kanë marrë partitë? Ne nuk e pranojmë, por ka raste që na përdorin. Jemi munduar të distancohemi dhe do mundohemi të na përdorin sa më pak”, u shpreh Duka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!