Duka: Nuk jemi akoma ekip i pjekur, s’merituam të fitonim

schedule14:55 - 15 Nëntor, 2019

schedule 14:55 - 15 Nëntor, 2019

Shqipëria nuk meritonte të fitonte ndaj Andorrës. Ky ishte gjykimi i presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili gjithsesi, u shpreh me shpresë se do të ketë reagim ndaj Francës.

Përpara ndeshjes ishte i qetë, ose të paktën kështu të jepte përshtypjen. I pyetur për duelin me Andorrën dhe për Arenën Kombëtare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u përgjigj pozitivisht, nuk deshi ta mendonte dështimin, ndonëse e bëri një paralajmërim.

“E patolerueshme, nuk duhet për asnjë çast të ketë ndonjë nënvlerësojmë. Uroj që ekipi të jetë profesionit dhe të mos gabojë. Stadiumi? Po punohet, madje edhe natën. Ditën e shtunë në mëngjes do jetë gjithçka gati”, u shpreh kreu i FSHF-së para ndeshjes.

Gjithsesi, sfida e Europianit u barazua, që do të thotë gati një humbje. “Nuk është se meritonim të fitonim, nuk luajtëm mirë. Ndaj skuadrave që mendojmë se fitojmë lehtë asnjëherë nuk është ashtu. Futbolli ky është, ka tri rezultate.

Mund të kishte edhe më keq. Që të rritesh duhet të mësosh të vlerësosh çdo lloj kundërshtari. Ne nuk e kemi për herë të parë këtë gjë, do të thotë që nuk jemi akoma një skuadër tamam e pjekur”, shtoi presidenti i federatës.

Gjithsesi, Duka ka parë shumë ndeshje të tilla, ndaj mendoi të kalonte vëmendje tek Franca, dhe të mos bëhej dramë. “Mobilizimi është i natyrshëm ndaj një kundërshtari si Franca, por patjetër pesha e këtij rezultati do ndikojë për t’i mobilizuar edhe më shumë.

Andorra nuk është se ka marrë një pikë këtu me ne dhe s’ka marrë tjetër. Ka humbur në minutën e fundit në Turqi, sikurse ne. Kanë fituar me Moldavinë. Janë ndeshje të vështira, u pa edhe në sfidën tjetër që Franca e zgjidhi në fund me Moldavinë”, përfundoi Duka.  /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!