Duka në Provokacija: Në Shqipëri është e vështirë të pranohet rezultati i ndeshjes

schedule20:54 - 15 Mars, 2019

schedule 20:54 - 15 Mars, 2019

Kombëtarja, synimet, objektivat, dhuna në stadiume dhe masat u trajtuan në studion e Provokacijas në një bisedë me kreun e FSHF-së Armand Duka. Sa i takon dhunës në Kamëz, e cila u bë shkak edhe për një tryezë të përbashkët me Kryeministrin Rama, i cili premtoi ndryshimin kodit penal për këtë çështje, Duka tha se kjo e dëmtoi keq kampionatin e Kategorisë Superiore Shqiptare.

“Çdo akt dhune është i shëmtuar, njerëz që hynë në fushë dhe goditën zyrtarët dhe në një moment e dëmtoi keq kampionatin e Kategorisë Superiore Shqiptare.

Vendimet dhe rregulloret e aktivitetit parashikojnë masa të tilla ku ka akte dhune dhe antisportive. Është një ngjarje që s’kishte lidhje me sportin dhe tejkalonte çdo gjë”.

Por ajo që vëren Duka në Shqipëri dhe që është dhe një nga shkaqet e dhunës, është vështirësia për të pranuar rezultatin.

“Ajo që kemi ne është vështirësia për të pranuar rezultatin  dhe këtë rezultat në një ndeshje futbolli nuk është kollaj që ta pranosh. Nuk mendoj që futbolli dhe futbollistët tanë mund t’i konsiderojmë të padisiplinuar.

Kemi arbitra që stërviten si futbollistët, patjetër që edhe gabojnë, por nuk pranohet rezluati dhe në fakt nuk ndryshohet asgjë”.

Për Dukën e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur dhunës është dhuna, që në këtë rast ai nënkupton praninë e policisë në stadiume.

“Praktika botërore është që çdo shkeje e ligjit dënohet, por në një vend si ne që shkeljet së ligjit nuk i shkohet deri në fund e vetmja mënyrë është dhuna për t’iu përgjiur se prania e policisë është dhunë dhe unë e kam parë dhe në fushat të tjera. Pas takimit me kryeministrin, dëgjova mjekë që thoshin nuk punojmë pa praninë e policisë dhe kur nuk funksionon duhet ruajtur me dhunë deri sa Shqipëria dhe ligjet dhe zbatimi i tyre të funksionojnë”.

Gjatë bisedës në Provokacija, Presidenti i FSHF-së vlerësoi lojtarët e Kombëtares dhe trajnerin Panuçi, emërimi i të cilit është kompetencë e kreut të FSHF.

 “Trajneri që është në fuqi është më i mirë për ekipin. Ka gabime si çdo njeri. Trajner i madh mund të bëhet kushdo. Guardiola si Panuçi filloi dhe u bë trajner i madh.

Në çdo moment nëse s’ke besim dhe skuadra s’ka besim dhe ai që ndërrohet më shpesh në futboll trajneri është.

Kështu është parashikuar në rregullat e çdo federate por edhe konsulta me teknikë, por në fund vulën e vë Presidenti dhe dështimet dhe të gjitha i vë Presidenti”.

Duke folur për Europianin 2020, ai vlerësoi se ndeshja e 22 marsit në Shkodër kundër Turqisë është shumë e rëndësishme dhe nëse merren 3 pikë është një shans i mirë për të parë përpara. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!