Zhvillimet e fundit politike kanë sjelle konflikte, të cilat mund të na çojnë edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme. Deklarata u bë në Durrës nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ai iu bëri thirrje simpatizantëve të tij që të marrin pjesë në protestën e opozitës në 26 maj në Tiranë.
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka në një takim me simpatizantët në Durrës deklaroi se situata politike në vend është e tensionuar dhe po shoqërohet me konflikte. Ndaj nuk është çudi,- thotë ai që vendi të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme.
“Situata politike është e tensionuar, ju e dini që ka pas gjatë gjithë kohë konflikte me grupe interesi, fillo me rrugën e kombit, vazhdo me problemin e teatrit kombëtar, biznesin e vogël dhe ngjarjet e fundit me ministrin e brendshëm. Nuk është çudi që të ketë edhe zgjedhje të parakohshme. Ne si PAA duhet të përgatitëmi që mund të ketë zgjedhje vendore e parlamentare”.
Duka tha se forca që drejton synon të përfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak.
“Ne duhet të pretendojmë shumë më tepër se në kohën e Xhuveli, të paktën nga dy përfaqësues për këshillin bashkiak”.
Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simpatizanteve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26 maj. /abcnews.al