Duka: Kodi Zgjedhor duhet të na bashkojë! Kulluri: Çështja e non gratës dhe reforma në drejtësi, ndajnë epoka politike!

schedule22:32 - 11 Prill, 2024

schedule 22:32 - 11 Prill, 2024

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në emisionin “360 gradë” në ABC News foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek përplasjet e opozitës.

Gjatë kësaj interviste, Duka shtoi se për çështjen e Kodit Zgjedhor opozita duhet të bëhet bashkë.

“Kodi zgjedhor duhet të na bashkojë. Por që të jetë i qëndrueshëm duhet të ketë pjesëmarrje nga të gjitha partitë politike. Bindja ime është që sa më shumë të jemi bashkë aq më mirë do të jetë. Me Bashën e kemi thënë që ka vijën e kuqe që nuk bashkohet me pjesën tjetër. Unë gjykoj që nuk bashkohemi me Berishën, por me grupin më të madh opozitar”, tha Duka.

Nga ana e tij, Edvin Kulluri sekretar i marrëdhënieve me publikun, në PD, tha se bashkimi i Bardhit me Berishën, nuk ka asnjë arsye për t’u kuptuar, pasi sipas tij çështja e non-gratës dhe e drejtësisë, janë çështje që ndajnë epoka politike.

“Partitë politike janë bashkime vullnetare, njerëz që kanë ide vizione dhe nuk e kuptoj dot që sot Bardhi të ulet me Berishën. Çështja e non gratës dhe e drejtësisë janë çështje që ndajnë epoka politike. Po të shohim raportin e Freedom house ku citohej se SPAK po sulmohet. SPAK është i rëndësishëm sepse ne vetë nuk mundën të bënin një sistem drejtësie që të na çonte sa më pranë barazisë së ligjit.  Pra për çështje parimore t’i nuk mund të negociosh”, theksoi Kulluri.

Ndërsa Dashamir Shehi, siç edhe është shprehur më herët, edhe gjatë kësaj interviste në emisionin “360 gradë” ritheksoi se nuk beson se Federata do të sjellë ndonjë ndryshim.

“Unë nuk besoj tek Federata. Dy vite e gjysmë opozita është marrë; Berisha , Lul Brava, Bardhi etj dhe koha tregoi që nuk ka pasur asnjë vlerë. Pra ka humbur kohë dhe nuk është marrë fare me Ramën, kulmoi këtë formë politike bosh. Unë them të futemi në Parlament sepse këtu fillon detyra e vërtetë e opozitës. Armët e opozitës janë në Parlament. Tjetra ka qenë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshim dhe jo arnim. Por dy vite e gjysmë nuk u bë asgjë. Ky grupi tjetër që ka ardhur jo vetëm që nuk ka dëshirë, por nuk e përmend. Diferenca ime e dytë është a duan të ndryshojnë apo jo ligjin zgjedhor?  A ka njeri që do ta ndryshojë që t’i hapet rrugë forcave të reja? Por mesa duket nuk e duan këtë gjë”, shtoi Shehi.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!