Duka: Hysaj te Napoli ka shkëlqyer, keqardhje që nuk po bën të njejtën gjë te Shqipëria

schedule18:58 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:58 - 6 Tetor, 2020

Ndeshja Juventus-Napoli dhe e ardhmja e Elseid Hysaj ishin në fokusin e Armando Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili dha një intervistë sot për mediat italiane.

“Juve-Napoli? Nëse një ekip ka në dispozicion të paktën 13 futbollistë pa virus, atëherë ndeshja mund të luhet. Nëse skuadra ka më pak se 13 lojtarë në dispozicion, ndeshja zhvillohet në një datë tjetër. Dhe nëse nuk luan dot as herën e dytë, atëherë UEFA mer vendim.

Kur ke 2-3 raste pozitive me COVID-19, ndeshja duhet të zhvillohet. Napoli duhej të udhëtonte drejt Torinos, pavarësisht refuzimit të presidentit Aurelio De Laurentis. Napoli është përgjegjës që e humbi takimin 3-0 në tavolinë. Duhej të luanin kundër Juventusit. Për këtë situatë vendos Komiteti Disiplinor.

Hysaj? Ai ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para me Napolin, më vjen keq që nuk ka bërë të njëjtën gjë me ne në kombëtare. Ne presim shumë prej tij”, u shpreh Duka për Radio KissKiss Napoli./abcnews.al