Duka: Bylisi-Tirana e trukuar? Mendoj si tifozët e tjerë! Ndjej keqardhje

schedule13:15 - 21 Korrik, 2020

schedule 13:15 - 21 Korrik, 2020

Armand Duka, presidenti i FSHF, i pranishëm sot në Kukës për të inspektuar punimet në stadiumin e qytetit verilindor. Ai foli në lidhje me punimet dhe pranoi se nga hera e fundit kanë ecur mirë dhe se mendohet se deri në shtator të përfundojnë punimet betonarme.

“Jam i kënaqur, qe edhe në Kukës objekti më i bukur do të jetë një objekt i futbollit”, tha Duka mes të tjerash, ndërkohë që garantoi që FSHF do e përmbushë detyrimin e saj për ndërtimin e stadiumit. Ai pret që qeveria të mbështesë projektin e “100 fushave”, një projekt që mund të sjellë zhvillimin e futbollit.

TAKIMI I KUPËS – “Nuk do më vinte mirë që në prag të festimit të përfundimit të një kampionatit, është festë për shkak të problemeve që kemi pasur nga Covid-19, që të flasim për trukime. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim. Unë nuk jam jurist dhe hetues. Jam një opinionit dhe më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë.

Juristet dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe UEFA në bashkëpunim të ngushtë, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.

Nuk është e lehtë në futboll, por vërtetë më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish edhe aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion, bashkë me Bylisin. Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”, ka deklaruar Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!