“Duhet të rritet, por jemi të lumtur”, trajneri i Empolit elozhe Barjamit

schedule17:00 - 26 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 26 Nëntor, 2021

Lojtari i kombëtares shqiptare, Nedim Barjami është një nga lojtarët kryesorë te Empoli në Itali dhe që vlerësohet nga drejtuesit.

Në dy javët e fundit në Seria A, Bajrami ka humbur pak nga paraqitja e shëkqlyer që kishte në fillim duke humbur kështu edhe vendin e titullarit. Kjo ka ardhur si pasojë e problemeve fizike, por sipas asaj që tregon trajneri i Empolit, fantazisti shqiptar po arrin formën maksimale.

Trajneri Aurelio Andreazzoli në konefencën për shtyp para ndeshjes me Fiorentinën ka theksuar se shqiptari po arrin formën optimale dhe shumë shpejt pritet rikthimi i tij.

“Jemi të lumtur që Bajrami po rikthehet, ne e presim. Ai është një djalosh i ri dhe duhet të përmirësohet. E shoh në stërvitje dhe më duket thuajse gati, unë shpresoj që ai ta përshpejtojë rikthimin e tij”, deklaroi tekniku i Empolit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!