Duhet të presë akoma për të luajtur, braziliani i Milanit sërish pozitiv

schedule12:28 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:28 - 12 Tetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte rezultuan pozitivë me Covid-19 disa ditë më parë në kampin e Milanit. Bomberi suedez e mposhti sëmundjen dhe ka nisur stërvitjen me ekipin.

Fokusi është derbi i Milanos ndaj Interit (18 tetor), aty ku goleadori 39-vjeçar dëshiron të lërë shenjën e tij. Ndërkohë, mbrojtësi brazilian i kuqezinjve ka kryer testin e radhës.

Corriere della Sera raporton se 24-vjeçari latin nuk ka marrë përgjigjen e shumëpritur. Duarte vijonë të jetë pozitiv, teksa i duhen dy përgjigje negative radhazi për t’u konsideruar i shëruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!