Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Duhet të përmirësohemi”, Flick nuk kalon në eufori pas fitores me “poker”

schedule20:19 - 24 Janar, 2021

schedule 20:19 - 24 Janar, 2021

Fitorja 0-4 e Bayern Munchen në fushën e Schalke 04 e ka gëzuar Hans-Dieter Flick, por trajneri ka edhe disa porosi për lojtarët e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së sotme.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për bavarezët, të cilët e kanë dërguar në 7 pikë diferencën me Liepzigun e vendit të dytë.

Nuk jam plotësisht i kënaqur me atë që bëmë sot. Sot shënuam 4 gola, por duhet të kishim luajtur më mirë kush kishim topin në qarkullim. Edhe në mbrojtje duhet të përmirësohemi, lejuam Schalken të na rrezikonte në disa raste.



Sidoqoftë, jam shumë i kënaqur me faktin që kemi marrë 9 pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat. E kishim të nevojshme gjetjen e stabilitetit pas dy humbjeve me M’Gladbach dhe Holstein Kiel.

Sot nuk pësuam dhe është shumë e rëndësishme, ishte ndeshja e dytë radhazi që e mbajtëm portën të paprekur“, përfundoi trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!