Mbrëmë Argjentina barazoi me Paraguajin mes shumë polemikash. Messi shënoi një gol, që iu anulua në mënyrë të dyshimte, me VAR, që gjeti një faull të dyshimte 27 sekonda para se të shënonte kapiteni.
Pas ndeshjes Scaloni ka folur për mediet dhe ka shprehur kundërshti të madhe për arbitrimin e ndeshjes.
“Po marr frymë thellë përpara se të flas. Mendoj se çështja e VAR duhet të shikohet në disa pikëpamje. Në shumë ndeshje ka një numër të madh rastesh, ku arbitrat kanë vendos në mënyrë të gabuar kundër nesh.
VAR at its extreme..Fckers disallowed the Messi goal because of a toe clipping back in the year 1990. #Messi #Argentina https://t.co/tr2Do57jdu
— BarçaTalkFC (@BarcaTalkFC) November 13, 2020
Nuk është vetëm kjo ndeshje. Rasti te dëmtimi i Palacios ishte karton i kuq. Lojtari duhet të qëndrojë me muaj jashtë tashmë.
Unë mendoj se goli ynë ishte i rregullt. Është e qartë se nëse shikoni aksionin në lëvizje të ngadaltë pa pushim mund të duket faull, por futbolli është lojë dinamike dhe ka vazhdimisht kontakte minimale”, u shpreh Scaloni. /abcnews.al