Tirana është gati për të pritur mbrëmjen e nesërme një nga sfidat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë, pasi në “Air Albania” do të luhet edhe finalja e Conference League duke nisur që nga ora 21:00.
Roma e Marash Kumbullës përballë Feyenoord, një sfidë që pritet të dhurojë emocione të mëdha me skuadrat që kërkojnë edhe trofeun e lavdishëm.
Për të mbështetur skuadrat sigurisht në “Air Albania” do të zbarkojnë edhe ish-lojtarë të ekipeve respektive dhe një ndër to është edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, i cili ka folur për mediat, teksa ka konfirmuar se në Tiranë do të jetë padiskutim në mbështetje të Romës.
“Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën”, ka deklaruar Totti. /f.a/abcnews.al