Këtë javë në StyleStar Show tematika ishte ‘Divat Shqiptare’ dhe Fatime, njëra prej vajzave që konkuron ka zgjedhur këngëtaren Nora Istrefi.
Fatime, duke qenë se mban shami, e kishte sjellë imazhin e Norës pak më ndryshe, duke e përshtatur me stilin e saj personal dhe brenda rregullave të besimit të saj fetar.
Në vlerësimet që ajo mori nga konkurentet e tjera ajo u kritikua për zgjedhjen e veshjes. Dhespina u shpreh: “Duhet te ishe veshur me sexy”./abcnews.al


