Duhet të falenderojë Uzunin, Nick Pope vendos rekord me Anglinë

schedule19:39 - 29 Mars, 2021

schedule 19:39 - 29 Mars, 2021

Anglia arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në “Air Albania Stadium” kundër Shqipërisë, ku djemtë tanë u mposhtën me rezultatin 0-2. “3 Luanët” vazhdojnë kështu të qetë rrugën drejt Katar 2022 dhe pas dy ndeshjeve të para kanë gjashtë pikë të plota.

Përballja e djeshme rezultoi e veçantë dhe për portierin e anglezëve, Nick Pope. Sipas raportimi të “Opta”, 28-vjeçari numëron 6 ndeshje me kombëtaren dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol. Këtë nuk e ka arritur askush më parë në historinë e Anglisë dhe Pope duhet të jetë krenar për këtë.

Gjithsesi, gardiani i Burnleyt duhet të falenderojë edhe Myrto Uzunin, pasi ky i fundit mund ta kishte ndëshkuar në pjesën e parë nëse do të tregohej më i saktë në atë rast të artë që patëm. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë ky rekord për Pope, pasi ndeshjen e ardhshme Anglia e ka me Poloninë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!