“Duhet ta pranosh kur duan të kursejnë”, Xhaferi për Brdaric: Ishte më i paguari

schedule09:06 - 17 Mars, 2022

schedule 09:06 - 17 Mars, 2022

Thomas Brdaric, pas largimit nga Vllaznia, e theu heshtjen me një deklaratë të dhënë për një media në Gjermani. “Ata donin të shkonin në drejtim tjetër dhe duhet ta pranosh. Ishte një surprizë.

Presidenti më tha se e ndjente se duhet të bënte një ndryshim. U përshëndeta me futbollistët dhe u thashë të vazhdonin sikur të isha ende trajner. Do të jetë e vështirë, ka shumë lojtarë të dëmtuar.

Nuk është se unë u shkarkova pas një serie humbjesh. Kemi humbur vetëm katër herë në 31 ndeshje, ndërkohë që ishim edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Nëse dikush mendon të kursejë, duhet ta pranosh atë gjë”, shprehet trajneri Brdaric.

Deklarata e gjermanit ka marrë edhe një reagim të presidentit të Vllasnizë, Alban Xhaferi. Për Panorama-Sport ai është shprehur:

“E lexova deklaratën e Brdaric, por në fakt nuk e kuptoj këtë pjesën e kursimit, pasi trajneri ka marrë një rrogë prej 7 mijë eurosh në muaj. Kam përshtypjen se Brdaric ka qenë trajneri më i paguar në kampionat”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!