Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duhet një raport në distancë”, Zana Guxholli: Kam jetuar me vjehrrën, ndjeja mungesën e disa lirive

schedule09:20 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 09:20 - 21 Dhjetor, 2020

Projekti i fundit i Shkurte Fejzës dhe Gresa Behlulit ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Qendra kosovare për studime gjinore ka reaguar ashpër për shkak të përmbajtjes së teksit, duke vlerësuar se përmban gjuhë të urrejtes dhe se promovon nënshtrimin e grave.

Mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” u trajtua raporti i vjehrrës me nusen, ku të ftuar ishin profesoresha e njohur Zana Guxholli dhe nusja e saj, Michele Biring Pani. Guxholli u shpreh se pavarësisht raportit të mirë me vjehrrën e saj, ka ndjerë mungesën e disa lirive prandaj preferon që dhe fëmijëve të saj t’ju japë lirinë e dëshiruar.

“Kam jetuar me vjehrrën, kam patur një raport të mirë por e ndjeja mungesën e disa lirive që më dhimbte shumë. Që atëherë kam bërë një betim që nuk do të jetoj me fëmijët por do t’i lë të lirë dhe të mos kenë asnjë lloj vuajtje që kisha unë. Është shumë më mirë raporti në distancë.”, u shpreh Guxholli.

Ndërkohë në një lidhje me Skype, psikologu Edmond Dragoti tha se ka shumë faktorë që ndikojnë në jetesën me prindërit e bashkëshortit, megjithatë vazhdon të jetë akoma një kulturë tradicionale sidomos në zonat rurale.

“Në zonat urbane ka filluar të futet kultura individualiste, nuset dhe vjehrrat jetojnë më vete. Tendenca është të jetojnë në shtëpi të ndryshme dhe kjo e bën marrëdhënien më të qëndrueshme. Zakonisht në zonat rurale ruhet kultura tradicionale. Dhe kushtet janë të tjera por dhe tradita ndikon që të jetojnë bashkë akoma.“, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!