“Duhet ndryshim rrënjësor në përgatitjen e ushtrisë”, Nanaj: Jemi të vonuar. Prençi: Nëse nuk e modernizojmë…

schedule22:13 - 7 Mars, 2024

schedule 22:13 - 7 Mars, 2024

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi tha në emisionin “360 gradë” se Shqipëria duhet të ketë një ushtri moderne dhe të përgatitur mirë në rast të një provokacioni të mundshëm, marrë shkas edhe nga situata në Ballkan. Ish piloti Agim Nanaj shtoi se duhet bërë një ndryshim rrënjësor në ushtri.

“Në luftën e Kosovës, ish komandantja e forcave vullnetare të fshatit Kasaj në Tropojë ka drejtuar një nga operacionet më të suksesshme të UÇK-së për goditjen e forcave serbe në Padesh, ku ka marrë pjesë edhe Asim Haradinaj. E solla në vëmendje për të thënë se Shqipëria ka nevojë për një ushtri të vogël, moderne, për mbrojtjen e Shqipërisë në orët e para të një provokacioni apo agresioni dhe ka nevojë për forcë rezerviste aktive që herë pas here duhet të trajnohen dhe të shërbejnë si forcë rezerviste për momentet e para të një provokacioni. Nëse Shqipëria nuk vepron për të modernizuar një ushtri të tillë me një forcë rezerviste vepruese, rreziku është permanent sidomos për situatën që ka Ballkani.”, tha Prençi.

“Ne duhet të mbështetemi në radhë të parë te vetja jonë. Të bëjmë kthesë rrënjësore në përgatitjen e ushtrisë. E domosdoshme që të ndryshojë komplekt qasja ndaj këtij problemi. shikojmë lëvizjen e njerëve që kërkojnë me vrap të ikin nga Shqipëria. Duhet bërë një trup, qoftë edhe me shpërblim, jemi të vonuar në marrjen e masave. Mbaj mend dikur në vitet ’61-62, 370 mijë cifutë nga zonat e Ukrainës dhe Rusisë, lanë të tërë kapitalet e tyre dhe u kthyen në Izrael.  Ja çfarë është Izraeli sot. Këtë duhet të realizojmë ne“, shtoi Nanaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!