“Duhen nëntë zëvendësime në një ndeshje”, klubi i famshëm anglez e tepron

schedule12:56 - 2 Qershor, 2020

schedule 12:56 - 2 Qershor, 2020

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit. Kjo ndodhi gjatë muajit maj dhe trajnerët do të kenë mundësi të bëjnë pesë zëvendësime në një ndeshje, nga tre që ka qenë më parë.

Lojtarët kanë kaluar një kohë të gjatë pa luajtur prej koronavirusit, ndeshjet do të jenë intensive dhe frika e dëmtimeve është e madhe. Kjo shtyu IFAB të bënte modifikimin që është pritur mirë nga të gjithë. Por ka edhe nga ata që nuk ngopen me pesë zëvendësime.

Chelsea mendon se nuk mjafton kjo shifër. Daily Mail raporton se “Blutë e Londrës” kanë propozuar që numri i zëvendësimeve gjatë një ndeshje të shkojë në nëntë! Një shifër disi e tepërt, por klubi anglez e justifikon këtë kërkesë me frikën e madhe të lojtarëve që mund të dëmtohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!