“Duhen hetuar të gjitha pistat”, Delia për vrasjen e recepsionistit: Viktima ka kërkuar azil në Angli, por i është refuzuar

schedule17:41 - 7 Qershor, 2024

schedule 17:41 - 7 Qershor, 2024

Gazetarja Etleva Delia në një intervistë për “News Line” në ABC News, zbuloi më shumë detaje për vrasjen e 31-vjeçarit, Erald Nevruzi ditën e djeshme nga 43-vjeçari, Gerald Shehu në një hotel në Dhërmi.

Duke iu referuar burimeve të saj të informacionit, Delia tha se viktima ka bërë kërkesë për azil në Angli, por i është refuzuar dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

Në lidhje me motivin e ngjarjes ajo u shpreh se duhen hetuar të gjitha pistat.

Policia ka konstatuar se rrobat e viktimës kanë qenë të hequra. Duhen hetuar të gjitha pistat për motivet e krimit. Me aq sa informacione kam, është bërë një tentativë nga ana e oficerëve me palën greke për të marrë në pyetje autorin se ku ishte hedhur trupi. Deri më tani nuk kemi një motiv të sakatë të asaj që ka ndodhur. Kam komunikuar me disa persona që njohin viktimën. Ai ka qenë në Angli më parë, ka bërë kërkesë për azil, por nuk i është pranuar. Sipas informacioneve që kam nuk ka pasur një njohje me viktimës dhe autorit. Njohja mes tyre ka qenë marrëdhënie pune. Precedentët e tij mund të konsiderohen jo si të rënda. Është denoncuar më parë për lëndë narkotike dhe për dhunë në familje. Aktualisht ai jetonte vetëm në një shtëpi me qira në zonën e Don Boskos, flas para se të shkonte në Dhërmi.

Para gati 1 ore është marrë një vendim dhe është marrë vendimi i ekstradimit për në Shqipëri në një afat prej 40 ditësh. Shehu është arrestuar në gate-in për të ikur në Barcelonë. Në atë momnet është sinjalizuar nga pala shqiptare.“, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!