Duhani në ambiente të mbyllura, Shuperka: Nuk zbatohet ligji duke rritur gjobat

schedule22:20 - 1 Mars, 2023

schedule 22:20 - 1 Mars, 2023

Ndonëse ndalohet me ligj pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, rastet kur abuzohet janë të shumta. Shkeljet nga pronarët e ambienteve të tilla shoqërohen me gjoba të konsiderueshme. Mirëpo, sipas drejtuesit të shoqatës “Për një Shqipëri pa duhan”, Roland Shuperka, duhet punuar për një ligj të ri.

I ftuar në “Bardh a Zi”, ai tha se nuk mund të zbatohet ligji duke rritur gjobat. Ai shtoi se duhet punuar për një të ri që iu referohet direktivave të BE-së. Megjithatë sipas shefit të Policisë Rrugore, Taulant Gjoka, modeli i ashpërsimit të masave ka funksionuar me kodin rrugor ndaj duhet të aplikohet edhe në rastin e duhanit.

“Janë bërë disa ndërhyrje te ligjit i duhanit. Ndërhyrjet që janë bërë në ligjin e duhanit e shkatërruan. Ministra e shëndetësisë thotë gjobat i dua 3 milionë, 8 milionë…nuk vihen asnjëherë. Janë shifra fiktive. Të gjithë mbyllin niptin dhe hapin një tjetër. Nuk zbatohet ligji duke rritur gjobat.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!