Kastrioti pret Egnatian në Kamëz për të zhvilluar mes tyre duelin direkt për qëndrimin në superligë sezonin e ardhshëm, me takimin që nis në orën 16:45.
Përpara kësaj përballje siç raporton “Panorama Sport” ka ndodhur edhe një incident, ku një nga futbollistët e skuadrës së Egnatias është goditur nga disa persona.
Bëhet fjalë për Pedro Agustro, i cili është sulmuar verbalisht dhe është goditur nga disa individë me të hyrë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Mësohet gjithashtu se ai ka pësuar gërvishtje dhe të çara të lehta në trup. Zyrtarët e Egnatias me pas nuk kanë dashur t’a nisin ndeshjen sepse e kanë konsideruar si të papranueshëm dhunën dhe presionin mbi lojtarët e tyre.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë momentit kur skuadra e Egnatias po hynte në ambjentet e stadiumit. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të FSHF që Egnatia të pranojë të përgatitet që t’a luajë ndeshjen. /f.a/abcnews.al