Një përballje e fortë mes dy zërave të njohur të kërkimeve që lidhin Shqipërinë me Pallazgjinë, Sazan Guri dhe Sami Daka, ndezi studion e emisionit “ABC e Mëngjesit” këtë të martë, me një debat sa pasionant aq edhe domethënës: Ku ndodhet Dodona e vërtetë, faltorja hierore e perëndisë së lashtësisë; në malin e Tomorrit siç pretendon Guri apo në Kamnisht siç këmbëngul Daka?
Sazan Guri, i njohur për teoritë dhe studimet e tij të guximshme mbi qytetërimet pellazge dhe rrënjët e shqiptarëve, kërkoi të vendoset drejtësia historike për vendndodhjen e Dodonës, që sipas tij nuk ndodhet në Greqi siç pretendohet nga historiografia klasike, por në territorin shqiptar – konkretisht në malin e Tomorrit në Berat.
“Rrënojat e faltoreve hierore të Dodonës ndodhen në majë të shkëmbit të larmë Kamnik”, u shpreh Daka, duke theksuar se objektet arkeologjike të zbuluara aty dëshmojnë për një jetë të pandërprerë që nga periudha neolotike, madje që nga 50 mijë vjet më parë.
Sipas tij, Kamniku është Dodona e largët, e vërteta historike e cila ka mbetur jashtë çdo vëmendjeje institucionale./abcnews.al

