Dueli në merkato, Real Madrid dhe Chelsea “përplasen” për yllin e Italisë

schedule12:38 - 28 Qershor, 2021

schedule 12:38 - 28 Qershor, 2021

Leonardo Spinazzola është lojtari më i dalluar deri tani tek Italia në Euro 2020. 28-vjeçari po shfaqet fantastik në krahun e majtë dhe paraqitjet pozitive kanë rënë në sy të disa klubeve të njohura.

Carlo Ancelotti është fiksuar me anësorin e Romës dhe e do në skuadër te Real Madrid. Garës për shërbimet e Spinazzolës i është bashkuar edhe Chelsea.

 

Gjatë ndeshjes me Austrinë

Il Messaggero shkruan se fituesit e Champions League kanë nxjerrë në shitje Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri, dhe po përgatisin një ofertë për futbollistin italian.

Çmimi i titullarit të kombëtares së kaltër po rritet dhe Roma nuk do refuzonte shitjen e tij për një shumë të majme, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur lojtarin në kryeqytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!