Dueli mes burrit me ketrin, përfundimi është i hidhur për 78-vjeçarin

schedule18:24 - 28 Prill, 2022

schedule 18:24 - 28 Prill, 2022

Një burrë ka përfunduar në spital, pasi ketri në fund të duelit rezultoi të ishte më i fortë se i moshuar.

Departamenti i Policisë Slidell në Luiziana, iu përgjigj një telefonate ku u raportua për një person të plagosur, pas një sulmi nga ketri.

Ishte i moshuari i cili fillimisht ka tentuar të mbysë ketrin, por pa rezultat pasi kafsha jo vetëm që ka mundur të shpëtojë, por i ka shkaktuar edhe plagë në trup. Çka ka bërë që 78-vjeçari të përfundojë në spital.

Dëshmitarët e pranishëm që panë të gjithë skenën i thanë policisë se i moshuari pasi ka parë ketrin i është afruar dhe i ka vendosur duart në fyt për ta mbytur, por ketri jo vetëm që rezitoi por i dha dhe një mësim të mirë burrit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!