Dueli me Teutën, “nevrikët” e Tiranës mund të kthehen për 4 milion lekë

schedule10:38 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:38 - 5 Nëntor, 2020

Para  nisjes së Kategorisë Superiore Tirana u ndesh me një lajm të keq. Komisioni i Displinës vendosi për dënimin me nga katër ndeshje të Idi Bathës dhe Agustin Torassa. Dyshja e njohur bënë gjeste antisportive ndaj gjyqtarit e kundërshtarëve në ndeshjen ndaj Laçit dhe Disiplina nuk u kursye, edhe pse ishte thjesht një miqësore.

 

Apeli e mbajti në fuqi dënimin e lojtarëve dhe të dy nuk ishin të pranishëm në ndeshjet e bardhebluve ndaj Shkumbinit në Kupë dhe Kukësit në Superiore. Kështu, ata kanë plotësuar gjysmën e dënimit dhe mund të kthehen në ndeshjen e së dielës ndaj Teutës.

Rregullorja parashikon se në të tilla raste gjysma e dënimit mund të shlyhet me gjobë prej 1 milionë lekë të vjetra për ndeshje. Tirana mund të kthejë dy lojtarët me shumën e 4 milionë lekëve. Nëse bardheblutë e shfrytëzojnë këtë rregull, do ishte ndihmë e madhe për Egbo sepse kampionët vuajnë shumë edhe me mungesat prej dëmtimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!